Trajkoviq i tregon Gjuriqit për fotografinë me Radojiçiqin: E ka bërë dikush nga rrethi yt për të diskredituar
Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar fotografinë e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq me kriminelin Milan Rodojiçiq.
Trajkoviq e ka këshilluar Gjuriqin, duke i thënë se dikush i afërt e ka publikuar fotografinë.
Më tej, ajo i thotë Gjuriqit se ai po e shqetëson dikë dhe po përpiqet ta deskretitojë.
“Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t'ju diskreditojë.” – ka shkruar ajo në “X”.
Marko, bez zle namere i diskusije ko likuje nad ovom slikom, ali nju je mogao da napravi i javnosti doturi samo neko iz tvog okruženja. Očigledno da nekome smetaš i da se trudi da te diskredituje. https://t.co/DVGN4WuINz
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) March 10, 2024