Trajkoviq: Bija ime përsëri u maltretua në aeroportin e Beogradit, u mbajt në një dhomë të vogël
Politikania serbe dhe këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, ka thënë se familja e saj po vazhdon të diskrimimohet nga pushtetit në Serbië.
Trajkoviq përmes një shkrimi në Twitter ka bërë të ditur se vajza e saj përsëri është ndaluar në Aeroportin e Beogradit.
Ajo ka thënë se asaj nuk i është lejuar të përdorë as telefonin.
“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullor të @ukinserbia nën kërcënimin e konfiskimit.” – ka shkruar fillimisht ajo.
Më tej, ajo ka thënë se e bija e saj është liruar teksa ka shtuar se represioni po rritet në Serbi, ku sipas saj edhe qytetarët e zakonshëm po maltretohen.
“Ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël, ku priste një telefonatë nga MPB-ja dhe BIA nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si “person me interes sigurie”. Një qytetar privat që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë. Represioni në Serbi po rritet. Pra, nëse dikush është i interesuar ...” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
‘Samo rade svoj posao’ pic.twitter.com/M6Ebq4ab9e
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 17, 2023
