Trainkos: Ndaloni hedhjen e gurëve ndaj trenave, RREZIKON JETË - NACIONALE

Trainkos: Ndaloni hedhjen e gurëve ndaj trenave, RREZIKON JETË

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një pasagjere është goditur me gurë nga persona të panjohur gjatë kohës që treni ishte në lëvizje, në afërsi të fshatit Graboc, përgjatë linjës hekurudhore Prishtinë–Pejë. 26-vjeçarja ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, pasi fillimisht ka marrë ndihmën e parë nga mjekët emergjentë në vendin e ngjarjes.

Kompania hekurudhore Trainkos ka reaguar ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, që vë në rrezik serioz jetën e pasagjerëve dhe të stafit të saj. Në një deklaratë publike, Trainkos thekson se siguria e udhëtarëve është prioriteti kryesor dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet për të zbuluar autorët e këtij veprimi të rrezikshëm.

Trainkos ka bërë thirrje publike për ndërgjegjësim, duke kërkuar nga qytetarët që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë apo të dhunshëm pranë linjave hekurudhore.

Lajme të ngjashme