Tragjike: Shërbimi Spitalor i Kosovës del me sqarim për foshnjën e vdekur, për të cilin prindërit dyshuan se ua ndërruan - NACIONALE

Tragjike: Shërbimi Spitalor i Kosovës del me sqarim për foshnjën e vdekur, për të cilin prindërit dyshuan se ua ndërruan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një lëmsh i madh duket të ketë ndodhur sot në QKUK. Një foshnje e cila nuk arriti t’i mbijetojë komplikimeve të lindjes, u bë shkas për një kaos, me përmasa tragjike.

Përveq vet vdekjes së foshnjës, siq duket dikush nga infermierët, kanë tejkaluar detyrën e tyre, duke dhënë informata, të cilat nuk janë kompetent.

Bile, informatën siq duket e përzinë, mjekë e infermierë, duke krijuar pasiguri të madhe edhe tek vet prindërit.

SHSKUK ka dalur me sqarim në lidhje me këtë situatë.

Sqarimi i plotë:

Në lidhje me raportimet në medie se janë “ ndërruar foshnjat” në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje e saj nuk do të mbijetonte.

Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit.

Menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

Drejtoria e ShSKUK, rikujton se në Qarkoret Informative të lëshuar së fundmi ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.

Lajme të ngjashme