Tragjedia në familjen Gacaferri, edhe babai i Betimit kishte humbur jetën tragjikisht para shumë viteve
Një 30-vjeçar nga Juniku ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Kjo pasi i njëjti u rrokullis me traktor në bjeshkët e Gjocajt, derisa po barte drunj.
Betimi 30- vjeçi ishte viktima e aksidentit.
Vdekja e tij tronditi familjen, miqtë e gjithë vendin. Por më së rëndi e ka përjetuar nëna e tij, e cila u përballë me një humbje edhe para shumë vitesh. Asaj i vdiq bashkëshorti, babai i Betimit tragjikisht në avionin që u rrëzua në Shkup në vitin 1992.
Një familjar i tyre, Nezir Kraki me fjalë tejet prekëse ka bërë të ditur se edhe babai i të ndjerit humbi jetën në moshën 30-vjeçare, duke lënë gruan, fëmijët Betimin dhe motrën e tij.
“Betim Gacaferi, 30 vjeç, djali i vetem i tezes Lume na la sot e perjetesisht me pikellim. Pikellim qe nuk përshkruhet. Betimi e la sot tezen Lume dhe nusen me dy femije te vegjel. Nuk ka fjale as ngushellim per humbje te tilla tragjike. Tezja Lume e ka rrite Betimin dhe motren e tij e vetme sepse burri i saj Sokoli ka vdek edhe ai tragjikisht ne avionin qe u rrezua ne Shkup ne vitin 1992. Sokoli ishte 30 vjec kur iku dhe la nusen me dy femije, djale e qike. Betimi shkoi sot 30 vjeç dhe la djale e qike.”
“Djal model, i urte e puntor, krenaria e tezes. Kete vere pime kafe bashke n’Junik. Tregoi qe ishte zhgenjy shume sepse pushteti i ri n’Junik e kishe largu nga puna si profesor. E permendi edhe ikjen nga Kosova si opsion…”, ka shkruar Kraki.
Rreth rastit për Nacionalen janë deklaruar edhe nga Policia e Kosoves.
“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në IML për obduksion. Rasti është cilësu ‘Hetim i vdekjes’”, tha Fadil Gashi.
Nga komuna e Junikut kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Betim Gacaferi.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e rëndë për ikjen e parakohshme të riut junikas, Betim Gacaferi. Ky aksident tragjik na ka tronditur të gjithëve, mirëpo Betimi do të mbetet i përjetshëm në kujtimet tona”, thuhet në njoftim.