Trafiku Urban njofton për ndryshim të përkohshëm të disa linjave të autobusave
Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së premte do të shënohet Dita pa makina, ku do të mbyllët rruga “Dëshmorët e Kombit” deri në fund te rrethi i flamur.
Për këtë, “Trafiku Urban” ka njoftuar se do të ketë ndryshim të përkohshëm të linjës së autobusëve A1, 3, 4 dhe 7C, nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Ku linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në drejtim të magjistrales Prishtinë-Pejë.
Ndërsa, linja 3 dhe 4 do të ndryshojnë qarkullimi dhe do të udhëtojnë në rrugën “Agim Ramadani” pa kaluar në qendër.
Linja 7C do të niset nga lagja Kalabria në drejtim të magjistrales M2 per t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton”, duke vazhduar në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi”.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të vendimit të komunës së Prishtinës, “Trafiku Urban” njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4, 7C.
Me datë 22.09.2023, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre si më poshtë:
- Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë - Fushë Kosovë.
- Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës "Agim Ramadani," pa kaluar në qendrën e qytetit.
- Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën "Ilaz Kodra" dhe do të kthehet në rrugën "Tahir Zajmi“
