Totaj: Kurti po i penalizon qytetarët që i dhanë votën, e ka paralizuar komunën e Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti po e bllokon Komunën e Prizrenit, duke dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët e saj.
Sipas Totajt, kjo situatë është e pakuptimtë, pasi, siç thotë ai, po penalizohen pikërisht qytetarët që i kanë dhënë mbështetje Qeverisë në zgjedhjet e fundit.
“Absurde, Kurti dhe Qeveria e tij, po i penalizojnë qytetarët prej të cilëve kanë marrë një numër të madh të votave, duke e paralizuar komunën”, ka thënë Totaj në T7.