Totaj: Kryesia e PDK-së do të vendosë për Limajn, s'është çështje e imja
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar se nuk e ka parë agjendën e mbledhjes së kryesisë, por pret që fokusi të jetë zgjedhjet e 7 qershorit.
Kur u pyet për mundësinë e Fatmir Limajt në listën e PDK-së, Totaj u rezervua nga ndonjë përgjigje e prerë.
"Kjo nuk është çështje personale imja, është çështje e PDK-së, kryesia do ta vendosë", tha ai.
"Besoj që do të jetë edhe tema të tjera në përgatitje drejt zgjedhjeve, finalizimi i listës së kandidatëve që janë në aktualitet", shtoi Totaj para hyrjes në mbledhje.