Totaj kritikon Qeverinë Kurti për mosbashkëpunim: Në Prizren nuk ka bërë asnjë investim - NACIONALE

Totaj kritikon Qeverinë Kurti për mosbashkëpunim: Në Prizren nuk ka bërë asnjë investim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosbashkëpunim.

Ai ka vlerësuar se deri me tani Qeveria nuk e ka bërë asnjë investim në këtë komunë.

Në qytet investimet kapitale që kanë ndodh prej burimeve të komunës, prej buxhetit tonë jemi në rregull, mirëpo qeveria asnjë investim nuk e ka bërë në Prizren, absolut”, ka thënë ai në një intervistë për “Kosovapress”.

Ai ka treguar se tek tani kanë filluar një bashkëpunim me MASHTI-n.

Tash e kemi pas një rast kur kemi filluar një gurë-themel për një çerdhe, faktikisht drejtoria komunale e arsimit ka aplikuar me një projekt, ne e kemi ndarë tokën kurse ministria do të bëjë investimin, mirëpo është investim i përbashkët, sepse vlera e tokës është më e madhe sesa vlera e ndërtimit. Por, qeveria të bëjë një investim me iniciativën e tyre në territorin e Komunës së Prizrenit vitin 2023 nuk ka ndodhë”, është shprehur Totaj.

Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që niveli qendror të bashkëpunojë më shumë për nivelin lokal.

Kam takuar shumë ambasador të shteteve evropiane, të Amerikës, shumë udhëheqës të agjencive ndërkombëtare si USAID, GIZ e të tjera, mirëpo për fat jo të mirë me kryeministrin, me ministrat e qeverisë nuk kemi atë afërsi të komunikimit dhe të bashkëpunimit, dhe kjo nuk është diçka që duhet të krenohemi, por duhet të punojmë bashkërisht që të rrisim nivelin e komunikimit, sepse është interes publik dhe bashkëpunimi më i afërt i yni me qeverinë qendrore do të ishte element që ndikon në rritje të performancës edhe qeverisë sonë, e përfitimi shkon tek publiku, në këtë rast tek qytetarët e Komunës së Prizrenit”, ka thënë Totaj.

Lajme të ngjashme