Totaj: A po shndërrohen dy premtime serioze në dy dështime drastike?!
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se dy premtime serioze të VV-së po bëhen dy dështime drastike.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se bëhë fhale për Vettingun dhe Byroja Shtetërore.
“A po shndërrohen dy premtime serioze në dy dështime drastike?! Drejtësia dhe Reforma: • Vettingu: Kryerja e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. • Byroja Shtetërore: Themelimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Apo kan qenë dhe mbeten vetëm pjesë e fushatave elektorale?”, ka shkruara ai.