Torturë e ngujim, shqiptari në Greqi raportohet se rrahu gruan pasi lindi vajzë - NACIONALE

Torturë e ngujim, shqiptari në Greqi raportohet se rrahu gruan pasi lindi vajzë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 28 vjeçar shqiptar, i quajtur Aurel Kurti, raportohet se e ka mbajtur të mbyllur dhe e ka rrahur bashkëshorten e tij 22 vjeçare për rreth dy vjet. Çifti, siç shkruan “Euronews.al”, kanë jetuar në Greqi.

Sipas raportimit, Aurel Kurti është përshkruar si një bashkëshort mizor që “s’e ka lënë bashkëshorten të ketë kontakt me njerëz të tjerë dhe ta mësonte gjuhën greke”.

Madje, thuhet se dhuna u rrit edhe më shumë në momentin kur gjinia e foshnjes së çiftit ishte vajzë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa marrë rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.” – citohet se shkruajnë mediat greke.

Ky rast është zbuluar më 21 shtator, sipas raportimit, dhe fqinjtë kanë raportuar rastin. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga policia.

Lajme të ngjashme