Tomë Gashi i shkruan prokurorit për rastin Dehari, kërkon të jetë prezent bashkë me Albulena Haxhiun - NACIONALE

Tomë Gashi i shkruan prokurorit për rastin Dehari, kërkon të jetë prezent bashkë me Albulena Haxhiun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë Speciale në lidhje më rastin Dehari.

Më saktësisht, ai ka kërkuar që të jetë prezent gjatë intervistimit të Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e cila u ftua dje nga Prokuroria Speciale në lidhje me një status të saj në Facebook.

Gashi ka bërë edhe një pretendim, duke e akuzuar Prokurorinë se është në luftë me të vërtetën.

“Prokuroria ne lufte me te verteten !

Tani kerkon te marr ne pytje Ministren e Drejtesis znj. Albulena Haxhiu e cila qe 7 vite kerkon vetem drejtesi per vrasjen e Astrit Deharit

Prokuori ka kryet shume veprime pa prezencen time , ka bere rekonstuimin e vendite te vrasjes se Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit , ka maarr ne pytje deputetin Haki Abazi

Tani te shofim si do ti pergjigjet kesaj kerkese ..!” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme