Tomë Gashi e ndan mendjen, mes Kurtit e ambasadorit amerikan e zgjedh Albinin - NACIONALE

Tomë Gashi e ndan mendjen, mes Kurtit e ambasadorit amerikan e zgjedh Albinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka fajësuar të dërguarin e ShBA-së Gabriel Escobar, për punën e nisur me shumë intensitet për themelimin e Asociacionit, një reagim interesant ka ardhur edhe nga avokati Tomë Gashi.

Duke shkruar në Facebook, Gashi e ka vendosur veten në mes të Escobar dhe Kurtit.

Ai ka thënë se nëse do të duhej të zgjidhte ndërmjet të dyve, do të zgjidhte Kurtin.

“Nuk duhet, po nese duhet! Ne mes te Albinit dhe Ambasadorit Amerikan. Une zgjedh gjimonë ALBININ. Pikë”- ka shkruar avokati Tomë Gashi.

Kujtojmë se kryeministri sot ka konfirmuar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës Amerikane për Asociacionin, duke lënë të kuptohet se e fajëson emisarin Escobar për situatën e krijuar.

“…unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet”, – është shprehur Kurti, duke shtuar se pritshmëritë e tij për Escobarin, kanë qenë krejtësisht tjera.

Lajme të ngjashme