Tomë Gashi dhe Rron Gjinovci në ballë të “protestës” kundër Asociacionit - NACIONALE

Tomë Gashi dhe Rron Gjinovci në ballë të “protestës” kundër Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Protesta e aktivistëve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga “përkrahësit” e njohur të partisë në pushtet.

Avokatia i njohur Tomë Gashu dhe aktivisti i shquar i shoqërisë civile Rron Gjinovci janë bërë pjesë e kësaj proteste.

Ata edhe përmes statuse të tyre nëpër rrjete sociale kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit.

Atyre nuk iu ka bërë përshtypje faktin që kryeministri Kurti, të cilin ata e përkrahin, i ka thënë “Po” formimin të Asociacionit me disa kushte.

Protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është organizuar nga një numër studentësh që besohet të jenë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Parullat janë ato të zakonshmet: “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.

Por, nuk dihet saktësisht se kundër kujt është e drejtuar kjo protestë, marrë parasysh që kryeministri i Kosovës mban emrin Albin dhe mbiemrin Kurti ndërkohë që kryen edhe funksionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Protesta po mbahet pranë Bibliotekës Kombëtare, por as kjo nuk ndihmon për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje.

Kjo protestë është thirrur nga Parlamenti Studentor, pjesë e të cilit është organizata “Studim. Kritikë. Veprim” që ka brenda vetes aktivistë të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, gazetarët e Nacionales në terren bëjnë me dije se kësaj proteste i është bashkuar edhe ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Lajme të ngjashme