Tollovi në inaugurimin e presidentit të Kenias, disa të lënduar nga shtypja - NACIONALE

Tollovi në inaugurimin e presidentit të Kenias, disa të lënduar nga shtypja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa persona u lënduan të martën gjatë një tollovie në portën e stadiumit të kryeqytetit të Kenias, ku nënpresidenti William Ruto do të betohet në postin e presidentit, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Në pamjet e publikuara në televizionin kenian u panë njerëz që përcilleshin nga mjekët pas pësimit të lëndimeve gjatë shtypjes pranë stadiumit me 60.000 ulëse, “Kasarani Sports Centre”.

Në spitalin “Mama Lucy” u pranuan disa pacientë të lënduar gjatë shtypjes, tha Joseph Mbithi nga reparti i emergjencës, duke shtuar se të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, raporton agjencia “Reuters”.

Një punëtor i shërbimit ambulantor tha se autoambulancat kanë marrë disa të plagosur për t’i dërguar në të paktën tri spitale, por tha se nuk ka më shumë hollësi.

Në orën 5 të mëngjesit, stadiumi ishte i mbushur me përkrahës të Ruto-s. Policia tha se stadiumi është plot dhe kërkoi që askush tjetër të mos bëjë përpjekje për të hyrë.

Lajme të ngjashme