Tolaj për deklaratat e Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore - NACIONALE

Tolaj për deklaratat e Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sekretari i ministrisë së drejtësisë Ilir Tolaj, ka reaguar pas deklaratave të ish prokurorsës së EULEX-it, Maria Bamieh, që e përfshinin Tolajn në dallavere me gjyqtarë të EULEX-it.

Tolaj këto deklarata i ka quajtur “lehje”

“Deklarimet e saj të sotme ashtu edhe si shumë herë të përsëritura, tregon se kemi të bëjmë me një person që mendërisht është jo stabil, ndërsa profesionalisht i dështuar, si e tillë tani qenë satisfaksionin për të gënjyer opinionin duke dashur që të paraqesë se kinse e gjithë bota është kundër saj e që në fakt është ajo armiku më i madh i vetvetes, por edhe armiku më i madh i të vërtetës, në anën tjetër veprimet e saj të sotme por edhe më herët janë veprime të dënuara me ligj”, është shprehur Tolaj për Klankosova.tv.

Tutje, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Bamieh kishte anshmëri në gjykim, qëllime të ulëta dhe “të sëmura në raport me mua”.

“Kjo është vërtetuar në aktgjykim e parë, nga gjykatësit e EULEX-it, krejt përpjekja e saj ka qenë e drejtuar ndaj një personi Ilir Tolaj. Në disa raste që janë të vërtetuara në procesverbale, sa herë dëshmitarët e prokurorisë sa herë kanë dashur të flasin për keqpërdorime në MSh, pyetja ka qenë a ka qenë Ilir Tolaj sekretar, nëse jo ka thënë se nuk më intereson”, ka thënë Tolaj, njofton Klankosova.tv.