Tik-taku i së nesërmes, raportohet se Duda Balje ka hyrë në objekt të qeverisë për takim me Kurtin
Duda Balje, deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, raportohet se ka hyrë në ndërtesën e qeverisë për t’u takuar me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Deri më tash nuk ka pasur marrëveshje Kurti me Baljen, pasi është thënë që kjo e fundit të ketë pasur kushte për të ofruar votën e saj për qeverinë që supozohet ta synojë Vetëvendosja.
Gazeta Express raportoi se Balje nuk u deklarua për media para se të hyjë në ndërtesën e qeverisë.