“Ti s’din, s’pom intereson, s’je ka thu kurgjo”, analistët hahen keq për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin - NACIONALE

“Ti s’din, s’pom intereson, s’je ka thu kurgjo”, analistët hahen keq për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Çollaku dhe Durim Jashari, dy analistë, kanë pasur një përplasje të ashpër në lidhje me 6 pikat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E gjitha filloi kur z. Çollaku i vlerësoi si hajgare 6 kushtet e Kurtit për zbatimin e Asociacionit.

“A ke dyshu najherë që e nënshkruan Albin Kurti? Kurrë s’kam dyshu, në momentin që z. Kurti është tërhequr nga çështja e targave, e kam pritur që do ta bëjë…Tash ato 6 kushte që i përmende, ato dmth janë një hajgare shumë e madhe” – thotë analisit Çollaku në emisionin “Politiko” të Kanal10.

“Cila pikë është hajgare?” – e pyet analisti Durim Jasharaj kolegun e tij.

“Kushti për njohje” – vlerësoi z. Çollaku.

Z. Jashari ia ktheu pak me ironi.

“Qysh thotë pika për njohje, thuma, se s’jam i sigurt që e di?” – theksoi Jashari.

“Jam shumë i sigurt” – theksoi ai, teksa debati i ashpër vazhdoi edhe për ca minuta.

Lajme të ngjashme