Thirrjet ndaj diasporës për zgjedhjet në BE, Kasolli e kritikon Kurtin dhe Krasniqin
Analisti Afrim Kasolli e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, të cilët i kanë bërë thirrje diasporës se cilat parti duhet t`i votojnë në zgjedhjet evropiane.
Ai ka bërë me dije se thirrjet e tilla janë të gabueshme.
Në profili e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se thirrje e tilla janë ofenduese për qytetarët me origjinë nga Kosova.
“Praktikës se Kryeministrit Kurti, per t'i mësuar politikisht diasporën shqiptare se per ke duhet te votojnë, qe nga zgjedhjet ne ShBA, e deri te ato ne shtete te veçanta evropiane, sot i qenka bashkuar edhe Kryetari i PDK- se, Memli Krasniqi. Ai i paska bere thirrje bashkëkombësve tane ne shtetet e Evropes Perëndimore, që te votojnë partite e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), ne zgjdhjet per Parlamentin Evropian, sepse pjese e ketij rrjeti qenka edhe PDK-ja. Fillimisht thirrje te tilla jane ofenduese per qytetaret me origjinë nga vendi yne qe jetojne dhe veprojne ne boten perëndimore, sepse nenkuptohet se ata nuk kane vetedije te duhur politike per te vendosur vete per te ardhmen e tyre, prandaj kane nevoje per nje paternalizem ideologjik dhe politik per t'i instruktuar ata nga vendi ame”, ka shkruar Kasolli.