Thirrja e Scholz-it dhe Macron-it për Ascociacionin në lidhje me KiE s'e bind Kusari-Lilën: “S'është kërkesë formale” - NACIONALE

Thirrja e Scholz-it dhe Macron-it për Ascociacionin në lidhje me KiE s'e bind Kusari-Lilën: “S'është kërkesë formale”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kërkesa që tashmë është formuluar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelari Federal Gjerman, Olaf Scholz, se duhet “hapa konkretë” dhe “të paprapakthyeshëm” drejt themelimti të Asociacionit në ndërlidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ia ka mbyshur synin Shefes të Grupit të Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

Kjo çka është kuptuar të jetë miratim i draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimit të tij për rishikim kushtetues, si nisje e procesit të Asociacionit, sipas Kusari-Lilës, nuk mund të bëhet.

Duke folur në Pressing të T7, megjithatë ajo tha se “po mundohet të bëhet një lidhje” mes dialogut Kosovë-Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndonëse këtë ndërlidhje e bën vetë Dora Bakoyanis gjithandej raportit të saj kur i lidh Nenin 4 (anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare) me Nenin 7 (Asociacionin) thuajse si të pashkëputshme vis-a-vis njëra-tjetrës.

Tani është e qartë që dialogu dhe procesi i anëtarësimit në KiE nuk kanë qenë të lidhura. Politikisht po mundohen me bë një lidhje ose është shty me u bë një lidhje. Si e tillë kjo është kontraproduktive dhe i bie që në rast se shtyhet me një agjendë që po e dikton Serbia, përkundër që hapat e vet i ka në kundërshti me procesin e zbatimit të marrëveshjeve, atëherë është kontraproduktive edhe për shtetin tonë edhe për komunitetin serb dhe komunitetet tjera në Kosovë”, tha Kusari- Lila.

Nuk mundet me u bë diçka për 10 ditë ose dy javë sa kanë mbet çka nuk është bë për 10 vjet. Së pari nuk ka një draft statut të kompletuar, ka një propozim që nuk është formal, u është dhënë palëve, si propozim i tillë ai që ka ardhë përmes ndërmjetësve e pastaj është kërku me iu dhënë edhe opozitës dhe tashmë është publik, dokument që kanë pasë qasje të gjithë. Ka nevojë për trajtim të natyrës tjetër në punë që mundet me u bë për atë draft përfshirë edhe përfaqësuesit e komunave. Në raportin që prezantohet zyrtarisht para ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtarë të KiE, në asnjë pikë nuk shkruan si kusht që Kosova duhet ta dërgojë në Kushtetuese. Siç e dini që raporti i Bakoyannis nuk e parasheh këtë sepse ka shkuar si garanci letra e tre drejtuesve të shtetit për të gjitha marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre menjëherë pas anëtarësimit të Kosovës në KiE në proces të dyanshëm”, tha Kusari- Lila.

Lajme të ngjashme