Thikë, fishekë, karikatorë: Policia arreston dy të dyshuar në Gjakovë, ishin përfshirë në rrahje
Policia në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar.
Të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Njoftimi:
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gjakovë / 12.12.2024-01:30. Pas një rrahje në mes të disa personave, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( të dyshuar në pjesëmarrje në rrahje). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale : një fishekë, një karikatorë dhe një thikë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”