Theren të paktën tetë persona në Angli, arrestohet një burrë
Shërbimet urgjente britanike thanë se një burrë ishte arrestuar, pasi të paktën tetë persona u therën të hënën në Southport, në veriperëndim të Anglisë.
Shërbimi Ambulantor i Veriperëndimit tha se kishte trajtuar tetë persona me lëndime nga therjet, që ishin dërguar në tri spitale të ndryshme, raporton agjencia “Reuters”.
Policia në Merseyside tha se policë të armatosur kishin arrestuar dhe konfiskuan një thikë, pasi ishin ftuar nga raportimet për një therje rreth orës 11 e 50 minuta në mesditë. Autoritetet shtuan se nuk pati rrezik më të gjerë ndaj publikut.
“Jam thellësisht e shqetësuar për incidentin shumë serioz në Southport. Të gjitha mendimet e mia janë me familjet dhe të dashurit e atyre që janë prekur” – shkroi në rrjetin X ministrja e Brendshme, Yevette Cooper.