“Thank you USA”: 90 për qind e kosovarëve kanë mendim shumë të favorshëm për ShBA-në
Organizata “Çohu” ka publikuar sot “Raportin e vlerësimit të korrupsionit në Kosovë”. Ajo që bie në sy është pikëpamja shumë e favorshme që kosovarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pyetjen “Ju lutem më tregoni mendimin tuaj për ShBA-në”, 90.1 për qind e respodentëve kanë theksuar se kanë mendim shumë të favorshëm. Ndërsa 5 për qind kanë thënë se kanë deri diku mendim të favorshëm,
Vetëm 1.4 për qind e respodentëve kanë mendim të pafavorshëm, ndërsa 1.3 për qind kanë deri diku mendim të pavaforshëm.
Pra duket se kosovarët vazhdojnë të jenë absolutisht falënderues për mbështetjen ndaj Kosovës në kohën më të vështirë të shoqërisë kosovare. Po ashtu, ky mendim shumë i favorshëm ndaj ShBA-së lidhet edhe me përkrahjen që Amerika i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Madje, falënderimi shpesh është përçuar edhe përmes artit e muzikës. Në këtë kontekst, autorit të këtij shkrimi, pasi e lexoi këtë mendim shumë të favorshëm të kosovarëve ndaj ShBA-së, i erdhi ndërmend kënga “Thank you USA”.