Thaçi: Shpresoj që Rama të gjejë ndonjë hapësirë për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e NATO-s - NACIONALE

Thaçi: Shpresoj që Rama të gjejë ndonjë hapësirë për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e NATO-s

2 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë së fundi, mes tjerash ka folur edhe për mungesën e Kosovës në samitin e NATO-s që u mbajt në Ankara.

Ai ka thënë se shpreson që Edi Rama të mundësojë pjesëmarrjen e saj në margjina të këtij samiti, që vitin tjetër do të mbahet në Tiranë.

“Konfirmimi për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, krahas anëtarësimit të saj në NATO, është pika kulminante e historisë politike të Shqipërisë. Paraqet besimin e perëndimorëve për progresin euro-atlantik të saj. Ky fakt duhet të bëjë të ndihet mirë çdo shqiptar.

Pas dështimit të Kosovës për prezencë në samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjejë ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrje e Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë. Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.

Samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, tha Thaçi në Top Channel.

Lajme të ngjashme