Thaçi i VV-së: Opozita ta votojë Haxhiun kryeparlamentare, se ju vjen momenti edhe ne me ua votu nënkryetarët - NACIONALE

Thaçi i VV-së: Opozita ta votojë Haxhiun kryeparlamentare, se ju vjen momenti edhe ne me ua votu nënkryetarët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosje, Halil Thaçi, tha se Vetëvendosja nuk do të heq dorë nga Albulena Haxhiu si e propozuar e tyre për Kryetare të Kuvendit.

“Po sigurisht që Albulena do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit. Edhe ish kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë kandidatën tonë sepse na takon neve si mazhorancë që ta propozojmë emrin për kryetar të Kuvendit.

E që iu bëjmë thirrje që duhet të votojnë sepse vjen momenti që ne duhet t’i votojmë nënkryetartë që ata i propozojnë. Kështu që, opozita po vazhdon me lujtë me një lojë inatesh kjo po çon edhe në bllokimin e proceseve për krijimin e institutcioneve të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi për “Periskopi”-n.

Lajme të ngjashme