Tetë persona fjalosen mes veti në Grabovc të Obiliqit, ka pasur edhe të shtëna
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë të dyshuar janë fjalosur mes vete dhe dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në Grabovc të Obliqit.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë”.
Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE / PJESËMARRJE NË RRAHJE
Grabovc, Obiliq 19.06.2023-19:27. Pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur ne mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.