Terras pas deklaratës së ministres serbe: E turpshme, e shkatërron besimin në dialog
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, duke e quajtur atë “të turpshme”.
Në një postim në rrjetin social X, ai ka thënë se kjo e shkatërron besimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Një deklaratë e turpshme nga një ministre e Serbisë, Snežana Paunović:
"Sikur të isha në vendin e Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën."
Kjo vërtet e shkatërron besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai.