Termokosi me njoftim të ri, u tregon qytetarëve si t'i përdorin radiatorët - NACIONALE

Termokosi me njoftim të ri, u tregon qytetarëve si t'i përdorin radiatorët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngrohtorja e qytetit, "Termokos", ka një njoftim për konsumatorët lidhur me funksionin e "termokokës".

Në njoftimin e sa në Facebook thuhet se, në momentin kur temperatura e dhomës e arrin temperaturën e dëshiruar, "termokoka" do të mbyllet dhe radiatori nuk do të furnizohet me ujë të ngrohtë derisa temperatura e dhomës të fillojë të bjerë.

Siç thonë ngrohtorja, "termokoka" do të hapet, kur temperatura fillon të bjerë dhe uji i ngrohtë do të fillojë të qarkullojë në radiator prapë derisa dhoma ta arrijë temperaturën e dëshiruar.

“Pra, nëse Termokoka është e vendosur në 3 ose 20 Gradë Celsius dhe temperatura e dhomës është 20 ose më tepër, radiatori do të jetë i mbyllur”, thuhet në njoftimin e "Termokos"-it.

Ndryshe, "Termokos"-i gjithashtu shpjegon se, për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejojë që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%.

Lajme të ngjashme