"Termokos" merr pjesë në Kongresin evropian të ngrohtoreve qendrore
Ndërmarrja e ngrohjes qendrore “Termokos” është duke marrë pjesë për herë të parë në Kongresin “EuroHeat and Poëer”, ku takohen të gjitha ndërmarrjet evropiane që ofrojnë shërbime të ngrohjes.
Sipas njoftimi të Termokos-it, takimi është mbajtur në Itali dhe janë marrë pjesë mbi 400 delegatë nga 32 shtete nga tërë bota.
Në këtë takim bëhet e ditur se është diskutuar për “zhvillimet e fundit në fushën e ngrohjeve qendrore, agjendës së gjelbër, integrimit të ngrohjes me burime të ripërtërishme të energjisë së pastër”.

Më tej, në komunikatë theksohet se Kryeshefi ekzekutiv “Termokos”, Fisnik Osmani, ka zhvilluar takime të ndryshme ku ka prenzantuar projektet dhe planet e ndërmarrjes.
“Kryeshefi Osmani me këtë rast deklaroi se “Termokos” ka dyfishuar kapacitetet në vitet e fundit duke ofruar shërbime kualitative për më shumë konsumatorë edhe për lagje tjera prishtinase. Mbi 200 milionë euro investime janë planifikuar për NP “Termokos” në vitet e ardhshme, duke shndërruar këtë ndërmarrje në fokus të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit.” – thuhet në njoftim.
Njoftimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.