Termkolli për targat: Kurti me “kreativitet” po e le Kosovën as me shehër e as me Barilevë
Ish–deputetja e Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë për targat.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se Kurti më “politikën e tij kreative” është duke e lenë Kosovën pa miq dhe pa targa.
“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me shehër as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!’’, ka thënë ajo.
Qeveria Kurti, kishte vendosur datën 31 tetor, si ditën e fundit kur qytetarët serb të Kosovës duhet të ndërrojnë targat e vjetra në ato RKS. Mirëpo pas shumë kritikave nga BE dhe ShBA, këto data janë ndërruar për 21 prill të vitit 2003, ndonëse vendet aleate të Kosovës e kanë kritikuar një vendim të tillë.
*Shënim Barileva është fshat në veri të Prishtinës, i cili gjendet në mes Podujevës dhe kryeqytetit. Shprehja ‘’as më shehër as me Barilevë’’, është përdorur kur një person ka pasur hamendësime për një çështje.