Tërmeti shkatërrues në Maroko, FSK-ja e gatshme të ndihmojë zonat e prekura - NACIONALE

Tërmeti shkatërrues në Maroko, FSK-ja e gatshme të ndihmojë zonat e prekura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK-ja është e gatshme të ndihmojë Marokun pas tërmetit shkatërrues me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit.

Maqedonci po ashtu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të termetit.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme