Tërmeti në Kosovë: Drejtori i Rrjetit Sizmologjik jep detaje - NACIONALE

Tërmeti në Kosovë: Drejtori i Rrjetit Sizmologjik jep detaje

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se territori i Kosovës është goditur nga një tërmet mbrëmjen e sotme.

Duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendra Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet u regjistruan në orën 22:09 sipas kohës lokale.

Lëkundjet sizmike kishin epiqendrën në zonën juglindore të vendit, konkretisht në zonën Prizren-Shtërpcë.

Njoftimi:

Tërmet në zonën Prizren-Shtërpcë

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 n’ora 22:09 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985)

23 km Lindje të Prizrenit

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Lajme të ngjashme