Tërmeti i Vitit të Ri trondit Japoninë, duke vrarë të paktën 4 persona
Japonia u trondit nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të hënën që ka lënë të paktën katër persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, raporton CNN.
Tërmeti ndodhi në orën 16:10, sipas kohës lokale në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje) në Gadishullin Noto të Ishikawa, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti shembi ndërtesa, shkaktoi zjarre dhe shkaktoi alarme për cunami deri në Rusinë lindore, duke nxitur urdhra për banorët që të evakuojnë zonat e prekura bregdetare të Japonisë.