Tërmet i fuqishëm prej 5,9 shkallësh në Afganistan, tetë të vdekur - NACIONALE

Tërmet i fuqishëm prej 5,9 shkallësh në Afganistan, tetë të vdekur

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Tetë njerëz vdiqën dhe një fëmijë u lëndua të premten, kur një shtëpi u shemb në Kabul pas një tërmeti në Afganistan, tha Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave.

Një tërmet me fuqi prej 5,9 shkallësh e goditi rajonin Hindu Kush të Afganistanit të premten, tha Qendra Hulutmuese Gjermane për Gjeoshkenca, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas kësaj qendre, epiqendra e dridhjes ishte 177 kilometra nën sipërfaqen e Tokës.

Dridhje të forta u ndien edhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, në Kabul të Afganistanit e madje edhe në kryeqytetin e Indisë, Neë Delhi, sipas dëshmitarëve të agjencisë “Reuters”.

Lajme të ngjashme