Tërhiqet nga tregu rus edhe kompania Mercedes-Benz - NACIONALE

Tërhiqet nga tregu rus edhe kompania Mercedes-Benz

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që tërhiqet nga Rusia, pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Firma me bazë në Gjermani, ka ndaluar prodhimin dhe eksportin në Rusi që në fillim të marsit, por tani ka njoftuar se do të tërhiqet nga tregu rus dhe do t’i shesë aksionet një investitori vendas.

Ndërkohë, edhe kompania Ford ka konfirmuar të mërkurën se kishte finalizuar një marrëveshje për të dalë nga tregu rus.

Firma kishte njoftuar një pezullim të plotë të operacioneve të saj në Rusi në mars, ndërsa bëhet e ditur se tani ka shitur 49% të aksioneve të saj.

Lajme të ngjashme