Gjermania do ta legalizojë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative - NACIONALE

Gjermania do ta legalizojë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania të mërkurën i paraqiti planet për legalizimin e kanabisit. Ky ka qenë premtim i kabinetit të kancelarit Scholz dhe do ta bënte Gjermaninë njërën nga shtetet e para në Evropë që e lejon përdorimin e marijuanës.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, paraqiti një dokument themelor për legjislacionin e planifikuar rreth rregullimit të shpërndarjes dhe konsumimit të kontrolluar të kanabisit për qëllime rekreative nga të rriturit.

Blerja dhe posedimi i 20 deri 30 gramëve kanabis rekreativ për konsumim personal gjithashtu do të bëhen të ligjshme, përcjell Nacionale.

Koalicioni qeveritar nënshkroi një marrëveshje vitin e kaluar për ta miratuar këtë legjislacion gjatë mandatit 4-vjeçar për ta lejuar shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit në dyqane të licensuara.

Ministri Lauterbach nuk tregoi për kohën e zbatimit të planit, që do ta bënte Gjermaninë vetëm vendin e dytë në Bashkimin Evropian që e legalizon përdorimin e kanabisit, pas Maltës.

Shumë shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, tashmë e kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime të kufizuara mjekësore. Disa vende të tjera e kanë dekriminalizuar përdorimin e përgjithshmë të kësaj droge, por nuk e kanë bërë të ligjshëm përdorimin e saj.

Lajme të ngjashme