Tërhiqet nga gara për kryetar të degës së VV-së, Vokrri: E bëra për të eliminuar përçarjen në parti - NACIONALE

Tërhiqet nga gara për kryetar të degës së VV-së, Vokrri: E bëra për të eliminuar përçarjen në parti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arbër Vokrri, është larguar nga gara për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Sipas tij kjo ka ndodhur për të eleminuar përçarjen brenda partie.

“Kandidimi im është bërë në një periudhë kur nuk ka qenë e njohur nëse të njejtën do ta bënte edhe kryetari i deritashëm i QPR, shoku dhe kolegu im Dr. Arben Vitia. Angazhimi im në Lëvizje ka qenë dhe vazhdon të jetë pa pauzë. Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s'ka ndodhur më herët e s'bën të ndodhë as tani”, ka shkruar Vokrri në Facebook.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme