Tërheqja e kërkesës, Osmani: Nëse Llaban do të vendoste për këtë çështje, do të bënte më shumë dëm se dobi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar arsyet se pse e ka tërhequr sot lenden e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Në një konference për media, ajo ka thënë se Kosovës do t`i bëhej më shumë dëm se dobi, nëse gjyqtarit Radomir Llaban, do të vendoste për këtë çështje.
“Ky ka qenë një rast i rëndësishme, sepse nëpërmjet tij do të qartësoheshin një sër temash të rëndësishme për institucionet e Kosovës, jo vetëm për këtë mandat, po edhe për mandatet e ardhshme. Megjithatë, më shumë dëm do të bëhej sikur ne t`i mbyllnim sytë dhe të pretendonim se asgjë nuk ka ndodhur me caktimin një gjyqtari, për të cilin i kemi marrë informacionet që i kemi marrë. Ne nuk mund t`i mbyllim sytë para informacioneve të tilla, të cilat janë jashtëzakonishtë shqetësuese. Pra, nuk janë informacione të thjeshta, janë informacione jashtëzakonisht shqetësuese për personin në fjalë. Prandaj, kemi vlerësuar se do të bëj më shumë dëm se sa dobi në qoftë se lëmë lëndën në duart e një gjyqtarit raportues, i cili, siç e thash edhe e trason rrugën përpara”, ka thënë Osmani.