Teoria e Hoxhajt: Kurtin e mbajtën shpesh në Greqi me qëllim që ta largojnë prej Turqisë - NACIONALE

Teoria e Hoxhajt: Kurtin e mbajtën shpesh në Greqi me qëllim që ta largojnë prej Turqisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka folur në Tëvë 1, rreth diplomacisë së Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Më saktë, ai ka folur për vizitat e shumta të Kurtit në Greqi. Madje, Hoxhaj, që aktualisht është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e hodhi edhe një hipotezë interesante.

Sipas Hoxhajt, Kurtin e kanë mbajtur shpesh në Athine me “qëllim që ta largojnë prej Turqisë”.

“Mendoj që është mirë që Kurti ka ndërtuar gjithashtu raporte të mira me Greqinë, e kemi pas edhe ne sa kemi qenë në qeveri, edhe kryeministri Thaçi dhe të tjerët. Unë kam raporte shumë të mira me Greqinë por Kurtin e kanë mbajt shpesh në Athinë me qëllim që ta largojnë prej Turqisë dhe ai shpesh nuk e ka kuptuar mënyrën se si funksionon politika rajonale e shteteve, se në politikë të jashtme ka edhe kapak kurthe të vogla edhe prej atyre të cilët presin. Unë nuk e kam pritë që Greqia e njeh pavarësinë e Kosovës. Kam dëshirë që kjo të ndodh por këtë e them me një arsye se nëse ju dhe unë jetojmë në një lagje të Prishtinës dhe unë vazhdimisht shkoj në fqinj tjetër dhe nuk vij asnjëherë te ju për kafe, nuk ka nevojë të kesh dije në diplomacinë politike që të sheh që është e tepërt cilat janë benifitet e punës. Kështu që shumë shpesh e kanë mbajt me konferenca, simpoziume, ftesa të shpeshta për të treguar që është shumë afër Athinës dhe më larg të tjerëve dhe në bindjen time kur je ministër i jashtëm si zonja Gërvalla, nëse Kurti s’e din, Gërvalla duhet t’ia shpjegoj. Nëse shkon 5 herë në Greqi, duhet të shkosh 4-5 herë edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, edhe në Bullgari”, tha Hoxhaj.

Lajme të ngjashme