Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës, arrestohet prizrenasi
Policia e Kosovës ka arrestuar një të burrë i cili kishte tentuar me forcë dhe padëshirën e të dashurës së tij të kryej marrëdhënie seksuale.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM NË TENTATIVË
Prizren / 30.11.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij viktimës femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.