Tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn, ngrihet aktakuzë ndaj gjyshit - NACIONALE

Tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn, ngrihet aktakuzë ndaj gjyshit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është ngitur aktakuzë nga Musli Rexhepit i cili ditë më parë kishte tentuar që ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn në ambientet e shkollës ‘Ismail Qemaili’. Lajmin për ngritjen e aktakuzës se ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Mund të ju konfirmojë se është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka i tha gazetës Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.

Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.

E në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoj fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Lajme të ngjashme