Tentimi i Gërvallës që ta mbajë Kica-Xhelilin në parti: “E lamë të shkojë në pushime e të qetësohet” - NACIONALE

Tentimi i Gërvallës që ta mbajë Kica-Xhelilin në parti: “E lamë të shkojë në pushime e të qetësohet”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla ka folur për largimin e deputetes Doarsa Kica – Xhelili nga partia, e cila kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gërvalla në Rubikon ka deklaruar se nuk e di çfarë ndodhi në lidhje me të, duke deklaruar se deputetja ka pasur mundësi “të pakufizuara” në parti.

“Nuk e di çka ndodhi, se deputeten e kam parë me shumë përspektivë, që edhe para zgjedhjeve ka pasur argumente të ngjashme, qoftë me presidenten, qoftë me atë që kam shkruar unë, qoftë me idetë që ka sjellur Fatoni, Avdyli. S’e di çka ndodhi me deputeten Kica-Xhelili, se i ka pasur mundësitë e pakufizuara në Guxo”, ka thënë ajo.

Gërvalla tutje shtoi se Kica-Xhelili shkoi në një parti që nuk ka punuar për reformat në drejtësi, duke pretenduar se Qeveria Kurti po bën më shumë.

“Deputetja s’e di çka ka biseduar me kryeministrin, se nuk kam qenë e pranishme. Edi çfarë ka biseduar me grupin parlamentar, me mua. Nëse flasim për reforfmën në drejtësi, më kujtohet një bisedë me deputeten, ajo ka pasur dilema rreth momentit kur po votohet në Kuvend ideja e Byrosë. Më ka siguruar se ideja e ka mbështetjen e plotë. Kjo ka qenë biseda e fundit dhe ee para rreth kësaj reforme. Nuk dua të komentoj zhgënjimet...Të largohesh nga ky koalicion qeveritar, që mund të ketë defekte në tempo e ritmin që po implementojmë reformën, të largohesh e të shkosh në një parti politike e cila që 20 vjet është e pranishme në pushtet, dhe që reformën për drejtësi, përtej, në një vit e gjysëm ky koalicion ka ndërmarrë shumë më tepër hapa, edhe drejt konkretizimit”, tha ajo.

Gërvalla mes tjerash tha se deputetja shkoi në pushime “që të qetësohet”, në mënyrë që pas kthimit, të flasin prapë.

“Unë bisedën e fundit që e kam pasur me deputeten, që ajo është nisur për pushime, e kemi lënë të qetësohet, të pushonte, kur të kthehej nga pushimet të flasim. Ajo në fillim të gushtit ka thënë se do të largohet nga ‘Guxo’, por që do të qëndrojë në grup parlamentar. Ky është informacioni i fundit që kam pasur nga ajo, të tjerat i kam kuptuar nga mediat”, tha kryediplomatja.

Lajme të ngjashme