Tentim vrasje në Gjilan: Një i mitur ther me thikë një të mitur tjetër - NACIONALE

Tentim vrasje në Gjilan: Një i mitur ther me thikë një të mitur tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njofton për një tentim vrasje në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan.

Dyshohet se një i mitur pas një mosmarrëveshje e ka ther me thikë një të mitur tjetër.

Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RAPORTI I PLOTË:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme