Tensionohet situata para qeverisë, protestuesit: "Ku është Vjosa Osmani" - NACIONALE

Tensionohet situata para qeverisë, protestuesit: "Ku është Vjosa Osmani"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Protestuesit për rastin e 11-vjeçares, të zhvendosur para objektit të Qeverisë së Kosovë dhe Kuvendit, kanë bërë thirrje për vepra dhe jo për shkrime në Facebook.

Gazetari ynë nga vendi i ngjarjes, ka thënë se situata është tensionuar e disa prej tyre edhe janë ulur dhe nuk po largohen nga shkallët e hyrjes së qeverisë.

Gjithashtu, ndaj objektit të qeverisë është hedhur ngjyrë e kuqe.

Po ashtu, vazhdojnë thirrje e tyre teksa kanë kërkuar edhe presidenten, Vjosa Osmani.

Protestuesit kanë kërkuar vepra dhe jo shkrime në Facebook.

Duam vepra, jo statuse”, janë disa nga thirrje e protestuesve ndaj qeverisë.

Në këtë protestë nuk është parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila ishte kritikuar për pjesëmarrjen e mëhershme për shkak të pushtetit institucional që mban.

Lajme të ngjashme