"Tension të lartë e kokëdhimbje": 15 minatorë bëhen për spital si pasojë e grevës në Trepçë
Minatorët e Trepçës janë në ditën e pestë të grevës së urisë.
Sipas raportimit të Indeksonline, tashmë 15 minatorë janë dërguar në qendrën mjekësore në afërsi të minierës.
Këta minatorë, sipas doktoreshës Bleriana Shabani, kanë pasur simptoma të ndryshme si kokëdhimbje, mundim e tension të lartë.
Megjithatë, asnjëri nga minatorët nuk kanë pranuar terapi.