Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 42°C - NACIONALE

Temperaturat në Kosovë pritet të arrijnë deri në 42°C

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova po përballet me temperatura ekstreme sot, me 41°C të regjistruara në Han të Elezit, një vlerë që mund të shënojë temperaturën më të lartë të këtij sezoni në vend.

Në Suharekë, temperatura ka arritur 40°C, ndërsa në Prishtinë dhe Prizren janë regjistruar 36°C dhe 37°C, respektivisht.

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se ditët në vazhdim do të jenë edhe më të nxehta, me mundësi që termometri të arrijë deri në 42°C, sidomos në rajonin e Hani i Elezit dhe Shkupit.

”Temperatura prej 40C e 41C u regjistruan sot në Kosovë.

Deri në 41C arriti temperatura maksimale ditën e hënë, të 21 korrikut, në stacionin e IHMK-së në Han të Elezit, që mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar në territorin e vendit. Në Suharekë deri në orën 16 temperatura maksimale ishte 40C. Ndërkohë që në Prishtinë temperatura maksimale arriti deri në 36C, e në aeroportin e Prishtinës 36.7C. Prizreni regjistroj temperaturë prej 37C. Në rajon, në aeroportin e Shkupit temperatura maksimale arriti në 40.6C.

Sipas parashikimeve më të fundit nga modele më të detajuara, ditën e nesërme mund të priten temperatura edhe më të larta. 40C mund të regjistrohen sërish nga Suhareka e Rahoveci, por dhe në pjesë të Anamoravës. Nga Hani i Elezit, temperaturat mund të jenë më të larta deri në 42, meqë nga Shkupi po parashihen temperatura prej 42C apo 43C. Pjesëve tjera të vendit maksimalet luhaten ndërmjet 37C e 39C.

Të mërkurën parashihet një rënie e lehtë tek temperaturat maksimale në 33C e 37C. Më pas, deri të premten temperaturat maksimale sërish shënojnë një rritje prej 38C në Prishtinë, e pjesëve tjera, lokalisht me gjasë të kalojnë sërish mbi 40C, apo edhe 41C”

Lajme të ngjashme