Temperaturat ekstreme: Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm - NACIONALE

Temperaturat ekstreme: Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania e Ujësjellësit Prishtina, ka kërkuar nga qytetarët që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin.

Kjo sidomos pas temperaturave të larta në vend.

NJOFTIMI:

Kërkesë për shpenzim racional të ujit të pijshëm

Prishtinë, 23 korrik - Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta.

Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm!

Në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal.

Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.

Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë.

Ujë për të gjithë!

Lajme të ngjashme