Temperaturat e larta në vend, IKShPK del me apel për kujdes
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke rekomanduar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave nga i nxehti.
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të përdorin veshje të lehta dhe të mbajnë ambientet sa më të freskëta. Vëmendje e veçantë rekomandohet për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.