Temperaturat deri në 20 gradë: Moti për sot - NACIONALE

Temperaturat deri në 20 gradë: Moti për sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më shumë vranësira kalojnë ditën e mërkurë mbi vend, por nuk mungojnë edhe intervale me diell.

Nuk parashihen kushte për të reshura. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 3C e 5C, derisa gjatë ditës shënojnë vlera prej 17C-20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 2-6m/s.

Ditën e enjtë vranësirat kalimtare, shfaqin mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

Lajme të ngjashme