Temperatura të larta, MSH bën thirrje që t’i ndiqni këto këshilla
Vendi po përballet me temperatura të larta, të cilat të enjten pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë ka dalë me disa këshilla për qytetarët.
“Qytetarë të dashur, këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.
Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike” – thuhet në një postim të MSh-së.